BM – Johnson: Putin synon pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës

by admin
Spread the love

LONDËR, 22 shkurt /ATSH-AA/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin është i vendosur për një “pushtim në shkallë të plotë” të Ukrainës.

Duke folur me gazetarët në Downing Street pas një takimi të nivelit të lartë të sigurisë të quajtur ndryshe si COBR, Johnson tha se “gjëja e trishtueshme është se në çdo hap në këtë krizë, parashikimet pesimiste të Britanisë së Madhe kanë rezultuar të drejta”.

“Ne thamë se do të ketë operacione false dhe ka pasur operacione false. Ne thamë se do të ketë provokime në Donbas dhe kjo është pikërisht ajo që po shohim tani”, theksoi ai.

Kryeministri britanik gjithashtu u shpreh se “kam frikë se të gjitha provat janë se presidenti Putin është me të vërtetë i prirur siç thatë ju, pikërisht tani për një pushtim të plotë të Ukrainës dhe nënshtrimin e një vendi të pavarur sovran evropian”.

Johnson tha se kjo do të ishte “absolutisht katastrofike”.

Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi njohjen e Luhanskut dhe Donetskut duke sulmuar gjithashtu qeverinë e Ukrainës dhe SHBA-në dhe duke akuzuar Perëndimin për injorimin e shqetësimeve thelbësore të sigurisë së Moskës./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like