BM – Johnson: As më shkon në mendje për zgjedhjet e parakohshme

by admin
Spread the love

LONDËR, 30 qershor /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik Boris Johnson këmbënguli se ideja e zgjedhjeve të parakohshme nuk i kishte shkuar në mendje, edhe pse refuzoi të përjashtonte thirrjen e zgjedhjeve.

Johnson theksoi se ai nuk do të fillonte të fliste për politikë në një kohë kur po merrej me presionet e kostos së jetesës dhe luftën në Ukrainë.

Johnson pretendoi se kishte një mandat të ri në Westminster pas fitores së tij në një votëbesimi të fundit, pavarësisht se 41% e ligjvënësve në partinë e tij vendosën që ai të largohej.

”Më duhet të pranoj se vite e vite më parë, unë po bëja atë lloj pune që bëni ju të gjithë tani, dhe ka qenë një jetë e larmishme, e mrekullueshme dhe një privilegj i madh. Ajo që mund të bëni është të ofroni opinione, komente, analiza, parashikime për politikën, për individët e kështu me radhë”, shtoi ai duke iu drejtuar gazetarëve./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like