BM – Jeremy Hunt emërohet ministri i ri i Financave

by admin
Spread the love

LONDER, 14 tetor /ATSH-DPA/ – Ish-ministri i Jashtëm dhe pretendenti i udhëheqjes konservatore, Jeremy Hunt, është emëruar si kancelar i ri i Thesarit, sipas Downing Street pasi Kwasi Kwarteng u shkarkua në mënyrë dramatike nga ky post.

Zgjedhja e Hunt, një mbështetës kryesor i rivalit të tij Rishi Sunak në garën për udhëheqjen e konservatorëve, do të shihet si një përpjekje për të rivendosur stabilitetin pas javësh trazirash në vazhdën e mini-buxhetit të Kwarteng.

Më parë, Kwarteng u thirr përpara takimit vjetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington për t’u informuar mbi fatin e tij në një takim të shkurtër me kryeministrin në numrin 10.

Ndërkohë, Chris Philp është emëruar shef ekzekutiv i pagesave, duke shkëmbyer punë me Edward Argar i cili bëhet kryesekretar i Thesarit, tha Downing Street. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakZonja e Parë merr pjesë në ecjen simbolike “Fjongo Rozë më kujton…”

You may also like