BM – Deklarata e Johnson për luftën në Ukrainë dhe Brexit ndez debate

by admin
Spread the love



LONDËR, 20 mars /ATSH-DPA/- Kancelari i Thesarit të Britanisë së Madhe, Rishi Sunak u përpoq të mbronte Boris Johnson, pasi kryeministri u akuzua për deklarata “tërësisht të papëlqyeshme” lidhur me ngjashmërinë mes konfliktit të Ukrainës dhe votimit të Brexit.

Sunak tha se ai nuk mendonte se Johnson kishte sugjeruar se vendimi i Britanisë së Madhe për t’u larguar nga Bashkimi Evropian dhe lufta kundër pushtimit rus në Ukrainë ishin “analoge”, pas komenteve që kryeministri Johnson bëri në konferencën e Partisë Konservatore të shtunën.

Johnson tha se ishte “instinkti i njerëzve të këtij vendi, si populli i Ukrainës, për të zgjedhur lirinë”, njesoj si votimi i Brexit, një “shembull i famshëm i kohëve të fundit”.

Deklarata e tij është kritikuar gjithashtu nga konservatorët, ndërsa laburistët i kanë bërë thirrje Johnson që t’u kërkojë falje ukrainasve dhe britanikëve.

Por kancelari Sunak ka hedhur poshtë pretendimet e tyre duke thënë se kryeministri Johnson nuk ka paraqitur asnjë lidhje të drejtpërdrejtë midis dy ngjarjeve. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakI shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Suedia


You may also like