BM – Cameron: Zemërthyese vdekja e katër migrantëve në La Mansh

by admin
Spread the love



LONDËR, 14 janar /ATSH-DPA/ – Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron tha se vdekja e katër migrantëve ndërsa përpiqeshin të kalonin La Manshin ishte zemërthyese dhe se vendi i tij duhej të ndalonte varkat.

”Migrantët vdiqën në përpjekje për t’u nisur nga ujërat franceze”, tha agjencia e lajmeve, PA.

Incidenti ndodhi sot afër Wimereux rreth orës 02:00 (02:00 GMT) duke shkaktuar një përgjigje të madhe emergjente pasi 72 persona, përfshirë 10 fëmijë, u shpëtuan dhe u dërguan në Calais.

Media franceze tha se migrantët hasën në vështirësi teksa po përpiqeshin të hipnin në varkë në errësirë dhe temperatura të ftohta.

Një helikopter i Marinës, policia dhe 50 zjarrfikës u përfshinë në operacionin e shpëtimit.

Rojat bregdetare të Mbretërisë së Bashkuar nuk mund të komentojnë për shkak se incidenti ndodhi në ujërat territoriale franceze./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBalla: Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor detyrim ligjor


You may also like