BM – Brexit redukton PBB-në me rreth 4% në afat të gjatë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

LONDER, 26 mars /ATSH-DPA/ – Në Britaninë e Madhe, në afat të gjatë, Brexit ka reduktuar prodhimin tonë të përgjithshëm (PBB) me rreth 4% krahasuar me faktin nëse do të kishim mbetur në BE, tha kryetari i Zyrës për Përgjegjësinë Buxhetore (OBR), Richard Hughes për programin e “BBC’s Sunday” drejtuar nga Laura Kuenssberg.

Hughes tha se efekti i Brexit në ekonomi është në madhësinë e pandemisë së koronavirusit dhe vendi po përjeton shtrëngimet më të madhe të standardeve të jetesës në histori.

“Është një tronditje për ekonominë e Britanisë së Madhe pas goditjeve të tjera që kemi marrë nga pandemia dhe kriza e energjisë”, theksoi ai.

“Por, ne presim që, në tre ose katër vitet e ardhshme të ardhurat reale të fillojnë të rikuperohen”, shtoi ai.

“Jemi në një situatë ku fuqia reale e shpenzimeve të njerëzve nuk mund kthehet në nivelin që ishte para pandemisë edhe pas pesë vjetësh, edhe kur të arrijmë në fund të viteve 2020”, tha Hughes.

Sipas Hughes, ekonomia e Britanisë së Madhe është frenuar nga kufizimet e ofertës ndaj nxitësve kryesorë të rritjes.

Ai theksoi humbjen e 500 000 vendeve të punës, së bashku me investimet ‘në pritje’ që nga viti 2016 dhe ngadalësimin e produktivitetit.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like