BM – Anne Keast-Butler e para grua në krye të kundërzbulimit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

LONDËR, 11 prill /ATSH-ANSA/ – Anne Keast-Butler është gruaja e parë e zgjedhur për të drejtuar GCHQ-në, agjencinë britanike të kundërzbulimit të IT, homologe e NSA-së amerikane.

”Keast-Butler është kandidatja ideale për të udhëhequr agjencinë dhe do ta përdorë përvojën e saj për të ndihmuar në mbrojtjen e popullsisë britanike”, tha ministri i Jashtëm, James Cleverly në një deklaratë.

Cleverly theksoi se Keast-Butler ka një histori mbresëlënëse në zemër të rrjetit të sigurisë kombëtare të Britanisë së Madhe, dhe ka ndihmuar në luftën kundër kërcënimeve të paraqitura nga terroristët, kriminelët kibernetikë dhe fuqitë e huaja armiqësore.

Keast-Butler do të jetë personi i dytë më i rëndësishëm në shërbimin sekret të brendshëm britanik dhe pritet të marrë postin e ri muajin e ardhshëm, duke zëvendësuar Sir Jeremy Fleming, i cili në janar njoftoi vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen, pas gjashtë vitesh në krye të Shtabit të Komunikimeve Qeveritare (GCHQ).

“Agjencia ka dhënë kontributin e saj nëpërmjet informacionit jetik për të formësuar përgjigjen e Perëndimit ndaj pushtimit të paligjshëm rus të Ukrainës, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në gjurmët e paraardhësit të saj”, tha Keast-Butler./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like