“Blick”: “Zviceranët” e Kosovës të nxehtë për duelin vëllazëror ndaj Zvicrës

by admin
Spread the love

Janë lindur në Zvicër, por luajnë me Kosovën kundër helvetikëve. Dy futbollistët e Zurichut, Fidan Aliti dhe Mirlind Kryeziu në prag të ndeshjes së madhe Zvicër – Kosovë.

Mbrojtësit e Zurichut, Fidan Aliti dhe Mirlind Kryeziu do të luajnë për Kosovën kundër Zvicrës të martën, shkruan “Blick”, transmeton FrontOnline.

Në Letzingrund, në shtëpi, kundër vendit ku kanë lindur dhe janë rritur prindërit e tyre.

“Kur vendosa të luaj për Kosovën pas gjashtë vitesh te grupmoshat e reja të Zvicrës, e dija se në një moment do të vie një ndeshje ndaj Zvicrës. Jam i lumtur, do të jetë një atmosferë fantastike në Letzigrund”, tha Mirlind Kryeziu.

Ndërkaq, Aliti nga ana tjetër thotë: “Është gjithashtu një ndeshje e madhe pasi Zvicra ka shumë cilësi. Kam marrë shumë kërkesa për bileta. Mund ta mbushja vetë një tribunë”.

Kjo ndeshje konsiderohet si “vëllazërore”. Përpos këtyre dy futbollistëve, edhe Arijanet Muriq, Betim Fazliji, Toni Domgjoni, Florent Hadërgjonaj janë rritur në Zvicër, por luajnë te Kosova.

Varfëria në Kosovë është ende e lartë edhe sot

Historia nis në vitet e 90-ta. Edhe prindërit e Alitit dhe Kryeziut ikën aso kohe në Zvicër, pa para dhe pa njohuri të gjuhës.

“Kam respektin maksimal për atë që ndërtua aso kohe”, thotë Aliti, babai i të cilit u largua nga shtëpia me dy vëllezërit e tij shkaku i kushteve të rënda ekonomike.

Varfëria është ende e lartë, sidomos në zonat rurale të shtetit të ri ballkanik.

“Kur erdhën në Zvicër, ata u lejuan të jetonin me një grua të moshuar. Pa pagesë, në këmbim të kryrjes së punëve shtëpiake”, tregoi ai.

Aliti thekson se gjeneratat e ardhshme nuk duhet të harrojnë se Zvicra u dha migrantëve mundësinë për të punuar dhe për t’u integruar aso kohe.

Shqipja flitet pothuajse gjithmonë në shtëpi

Përderisa Kryeziu flet shqip me prindërit e tij dhe gjermanisht me motrat e tij, Aliti thotë:

“Unë kryesisht mendoj në gjermanisht. Në shtëpi, flasim shqip, kjo ka rëndësi për nënën time. Nëse do të kem fëmijë ndonjëherë, këtë do ta vazhdoj”.

You may also like