Blesa zyrtarizohet te Craiova – Shqip

by admin
Spread the love

Sulmuesi Jalen Blesa është larguar nga Prishtina për ta vazhduar karrierën në Rumani.

Blesa, të martën mbrëma është prezantuar te skuadra elitare e Rumanisë, Universitatea Craiova.

Ai te kjo skuadër është transferuar nga Prishtina dhe ka firmosur kontratë deri në vitin 2027. 23-vjeçari këtë edicion ka shënuar 11 gola për Prishtinën në të gjitha garat.

Blesa ishte pjesë e Prishtinës prej janarit të vitit të shkuar, ndërsa në Kosovë ka qenë pjesë e Rahovecit dhe Istogut. Po ashtu, edhe Prishtina ka konfirmuar largimin e Blesas, të cilit i ka dëshiruar suksese në aventurën e re dhe e ka falënderuar për kontributin.

You may also like