Blerim Bexheti: Ne kemi vota, ata nuk kanë asnjëri

by admin
Spread the love





Sekretari organizativ dhe kryetar i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti nga takimi i sotëm në Trebosh të Tetovës ka akuzuar Artan grubin se bën rolin e zëdhënësit të qeverisë e jo të drejtuesit t saj. Bexheti akuzoi Grubin dhe ministrat e tjerë se më shumë kujdesen për arritjet e tyre personale sesa për popullin, përcjell KlanM.

‘Pse nuk ka llogari nga ministri i Ekonomisë, i Financave e të tjerë ose ska zhvillim të rajoneve. Tre vite na gënjejnë me koridorin 8-të, për të cilin jemi të gjithë pro, por nuk ndërton asnjë rrugë në fshatra dhe qytete shqiptare. Artani dhe Artanat punojnë për karierat e tyre, jo për popullin. Duhet realizuar këtë qëllim, për të ringritur BDI-në, ne kemi vota, ata nuk kanë asnjëri, dhe kemi qenë kundër tyre nga viti 2020, sepse kemi frikë se do ta shkatërrojnë BDI-në’ tha Blerim Bexheti, i cili shtoi se ministrat aktual duhet të zëvendësohen me të rinj dhe të reja”, thotë Blerim Bexheti./KlanMacedonia







Artikulli paraprakIzet Mexhiti: Pollogun e humbëm për shkak të Artan Grubit




You may also like