Blendi Gonxhe: Brenda 1 muaji, 51 shoferë në “testin e idiotit”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Brenda një muaji, 51 drejtues mjetesh që kanë humbur të gjitha pikët e patentës, ku janë futur për testim për rimarrjen e lejes drejtimit, Drejtori i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, thotë se asnjë prej të ritestuarve nuk e ka kaluar testin e idiotit, i cili konstaton normat e sjelljes në rruge.

“Këta kanë qenë herën e parë 15dhe herën e dytë kanë qenë 18 të regjistruar në autoshkolla për të ardhur për ritestim për leje drejtimi. Nuk do të them nëse na gëzon apo na hidhëron fakti zero prej tyre kanë kaluar testin e normës së sjelljes që është një test ndryshe i lejet drejtimit që përqendrohet më shumë tek situata dhe shkeljet që kanë përsëritur më shumë. Janë 30 pyetje me 3 gabime, që të kalosh dhe këta kandidat që kanë qenë të viteve të ndryshme nga 1994-2019 tregojnë që kanë një mungesë totale, mospërgatitje”.

Testi i normale të sjelljes apo idiotit, i njëjtë me atë që përdoret në deri tani, është me i lehtë se testi që përdorët për herë të parë për ata që pajisen me patentë.

“Përkundrazi nuk është i njëjti test në nivelin teknik pasi testi që merr për herë të parë leje drejtimi është më i përgjithshëm. Këtu shkohet më shumë drejt sjelljes rrugore, atyre parametrave që të rikthejnë në rrugë. Është më i lehtë se ai me 40 pyetje dhe 4 gabime”, shprehet ai.

Nga viti 2019 deri në vitin 2022, janë evidentuar 2 mijë drejtues mjetesh, të cilët qarkullojnë në rrugë pa patentë.

You may also like