Blendi Fevziu zgjedh destianacionin më të pëlqyer të 2021 nga shqiptarët për të kaluar Vitin e Ri

by admin
Spread the love

Blendi Fevziu e ka festuar Vitin e Ri me temperatura të larta. I veshur me kostumin e zi, gazetari ka zbuluar duke pozuar para pemës e në ndërtesat  shumëkatëshe të Dubait se kjo ka qenë zgjedhja e tij për këtë vit.

Mbrëmjen e djeshme ai ka ndarë një urim me të gjithë shqiptarët, i cili ka qenë: “Gezuar 2022. Fat e mbaresi per te gjithe ju dhe familjet tuaja. Me kete rast po rikujtoj nje lutje te vjeter te Faik Konices: “Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën të mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë; falna durimin të thellojmë një punë me parë se të shkruajmë përmbi të: frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë që jo vetëm të flasim me paanësi, por edhe të sillemi si të paanshëm; shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthimet e shtypit. Ashtu qoftë!””.

Ndërsa mëngjesin e sotëm, postimin e parë të 1 janarit e ka ndarë nga Burj Khalifa./revistawho.com

You may also like