Blendi Fevziu nxjerr prapaskenat dhe plas deklaratën e fortë: Amerikanët mbështesin veprimin e Bashës

by admin
Spread the love

Gazetari Blendi Fevziu komentoi sot në rubrikën ‘Opinion’ zhvillimet më të fundit brenda Partisë Demokratike dhe rolin e amerikanëve.

Komenti i Fevziut:

“Amerikanët mbështesin veprimin e Bashës. Nga krahu tjetër kanë marrëdhënie shumë të mira me zotin Rama, ndoshta ato më të mira të viteve të fundit sepse shoh që ka një tentativë për të treguar se amerikanët janë në një krah, kundër krahut tjetër. Berisha ka një kontestim të brendshëm në PD. PD ka një debat të brendshëm që rrjedh nga një pikë që është thelbi, humbja e 25 prillit. Sepse nëse PD do të fitonte ky debat do të ishte i pamundur. Këto janë zgjedhjet e treta që humben.

Unë kam menduar që e djathta ka qenë me solide, por për fat të keq të djathtës, kjo humbje s’pati asnjë analizë brenda partisë. Edhe sallat që mbushen nga Berisha, vjen nga fakti që janë humbur zgjedhjet dhe që e djathta shqiptare ndodhet në një moment të vështirë, para zgjedhjeve të 25 prillit. Në zgjedhjet e ardhshme, qofshin lokalet apo të përgjithshme, do të jetë një parti që do të ketë probleme të brendshme, do të ketë marrëdhënie të largët me LSI dhe do të ketë përballë një mazhorancë që është më e fuqishme se sa ajo e para 8 viteve.”, tha Fevziu.

You may also like