Blendi Fevziu flet për çështjen e bujshme dhe bën parashikimin

by admin
Spread the love

Gazetari Blendi Fevziu ka shprehur bindjen se arritja e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi e pamundur në këtë kohë.

Sipas Fevziut, nëse ka rikthime për të sqaruar të vërtetat historike, është shumë e vështirë të arrihet marrëveshje.

“Ka një tezë që pa sqaruar të shkruarën nuk mund të zgjidhës kurrë problemet e së ardhmes, por ka dhe një tezë tjetër në politikë që nëse ti kthen kokën vazhdimisht nga e shkuara e ke shumë të vështirë të ndërtosh të ardhmen”, u shpreh ai.

Ai thotë se e shkuara nuk duhet të harrohet, por a të “përdoret si një medalje për të marrë kredite politike, në ven të vendosjes në vend e drejtësisë dhe të vërtetës”.

“Ne e përmendim për politikë të shkuarën por nuk e dëshmojmë aq sa duhet”, u shpreh Fevziu.

You may also like