Bledi hedh akuza të forta për Oltën si aktore: Historikisht ia kanë lënë…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gazetari Bledi Mane është një nga personazhet më të komentuar të momentit në shtëpinë e Big Brother VIP. Edhe pse ka pak ditë që është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, gazetari ka pasur disa përplasje gjatë këtyre ditëve me disa prej banorëve.

E veç Luizit, duket se Bledi nuk ka marrëdhënie aspak të mirë as me aktoren Olta Gixhari. Gjatë gjithë javës mes tyre ka pasur shumë debate e diskutime, që në fakt nuk kanë pasur të ndalur as gjatë ditës së sotme.

Bledi Mane i përmendi aktores profesionin, duke thënë se ajo nuk është e aftë, ndërsa shtoi se Oltës ia japin skenarin dy javë para, dy javë të tjera kohë ia japin për ta mësuar dhe dy javë për ta interpretuar. E kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga Olta.

“Oltës historikisht ia kanë lënë skenarin mbi tavolinë, 2 javë do e lexosh, dy javë do e mësosh përmendësh dhe dy javë do e interpretosh dhe Olta nuk ka dalë kurrë nga skenari” – ka thënë Bledi. Aktorja reagoi me ton të ashpër dhe i tha Bledit që të mos e përmendë profesionin e saj.

You may also like