BKT Superliga: Prishtina godet rëndë Llapin, Drita 3 pikë për Europën

by admin
Spread the love

Drita ka marrë tre pikë të arta në transfertë kundër Ulpianës dhe përforcon pozitat në renditje, për të siguruar pjesëmarrjen në kupat e Europës.

Skuadra nga Gjilani triumfoi me rezultatin 3-2, teksa kaloi tre herë në epërsi. Jashari zhbllokoi ndeshjen dhe mori kundërpërgjigje nga Rezi.

Më pas për Dritën realizoi Simonovski, por Ulpiana nuk u dorëzua dhe barazoi me Makollin. Në fillim të pjesës së dytë sulmuesi nga Maqedonia e Veriut shënoi golin e fitores, që mbeti në fuqi deri në fund.

Prishtina i shkaktoi një humbje të rëndë Llapit, me rezultatin 2-1. Kampionët në fuqi iu falën Besnik dhe Endrit Krasniqin, që shënuan në fillimin e pjesës së dytë. Fazliu për skuadrën nga Podujeva realizoi sa për statistika. / oversport.tv

BKT SUPERLIGA – JAVA 31

Ulpiana-Drita 2-3
Shënues:
Rezi 20’, Makolli 43’ / Jashari 5’, Simonovski 25’, 59

Prishtina-Llapi 2-1
Shënues:
B. Krasniqi 51’, E. Krasniqi 65’ / Fazliu 78’

Foto: Drita FC

You may also like