BKT Superliga: Ballkani kryesues nuk ndalet, Drita e Llapi e ndjekin

by admin
Spread the love

Ballkani nuk e lëshon vendin e parë në BKT Superliga e Kosovës, pasi mposhti me rezultatin 3-0 skuadrën e Ulpianës që po lufton për mbijetesë.

Ekipi i Ilir Dajës e zgjidhi ndeshjen në fundin e pjesës së parë, kur Kuc dhe Baftiu çuan topin në rrjetë. Më pas shënoi edhe Mevlan Zeka.

Drita rivale për titull ia ka dalë në transfertë kundër Malishevës me rezultatin 2-1. Simonovksi dhe Fazliu me penallti realizuan për gjilanasit, ndërsa për vendasit e ngushtoi rezultatin Marc-Olivier.

Edhe Llapi vazhdon të mbajë hapin e skuadrave kryesuese, pasi bëri detyrën kundër Feronikelit të vendit të fundit. Gjithçka u zgjidh në 45 minuta, teksa realizuan Firmino, Maliqi, Amadu dhe Neto. Takimi në fund u mbyll 4-2.

BKT Superliga – JAVA 21
Ballkani-Ulpiana 3-0
Shënues:
Kuc 41’, Baftiu 44’, Zeka 75’

Llapi-Feronikeli 4-2
Shënues:
Firmino 6’, Maliqi 10’, Amadu 34’, Neto 41’ / Seferi 71’, Kiqina 84

Malisheva-Drita 1-2
Shënues:
Marc-Olivier 82’ / Simonovski 49’, Fazliu (pen.) 61’

Foto: FC Ballkani, Facebook

You may also like