Bjellorusia konfirmon se Wagner po trajnon trupat e tyre

by admin
Spread the love

Pamjet e ushtarëve në Bjellorusi duke u trajnuar tani duket se janë konfirmuar me Minskun, e cila raportoi se ka arritur një marrëveshje me grupin rus Wagner për të trajnuar trupat e saj në një afat të afërt.

“Ministria e mbrojtjes dhe menaxhimi i kompanisë kanë zhvilluar një udhërrëfyes për të ardhmen e afërt për trajnimin dhe transferimin e përvojës midis njësive të degëve të ndryshme të forcave të armatosura”, thuhet në deklaratën e publikuara nga ministria, e cila ende nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Më herët u raportua se Minsku njoftoi se mercenarët e grupit rus, Wagner, po shërbejnë si instruktorë ushtarakë për forcat e mbrojtjes territoriale të Bjellorusisë. Ky njoftim vjen tri javë pasi Wagner kreu një rebelim të shkurtër në Rusi.

Ministria tha se forcat bjelloruse po mësojnë aftësi përfshirë të shtëna taktike, lëvizjet në fushëbetejë, inxhinieri dhe mjekësi taktike. Wagner, që ka luajtur rol kyç në luftën në Ukrainë, ka synuar që të rrëzojë udhëheqjen ushtarake ruse gjatë rebelimit jetëshkurtër, por më pas ata u tërhoqën.


Top Channel

You may also like