Biznesmeni i njohur mesazh Chelseat: Mos e shitni Armando Brojën për asnjë çmim

by admin
Spread the love

Frank Khalid, i njohur si tifoz i skuadrës së Chelseat, përmes rrjeteve sociale ka lënë një mesazh në lidhje me Armando Brojën.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë po flitet se mund të largohet nga Blutë e Londrës për shumën 35 milionë euro.

Për biznesmenin që ka pasuri me vlerë 24 milionë euro, shitja e Brojës do të ishte një humbje e madhe. Përmes rrjetit social ‘Twitter’, ai ka lutur Chelseat që për asnjë çmim s’duhet të largoj sulmuesin shqiptar.

”Të lutem Chelsea, çfardo që të ndodhë, mos e shitni Armando Brojën. Mos të ju interesoj se sa para ofrojnë klubet tjera. Ai duhet të jetë në skuadrën e parë.”, ka shkruar Khalid në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Armando Broja po kalon në një sezon fantastik te skuadra nga Premier League, Southampton.

You may also like