Bislimi për dialogun: Palët duhet të jenë të barabarta, e kundërta është vërejtur në terren e në tavolinë

by admin
Spread the love

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka diskutuar lidhur me ecurinë dialogut Kosovë-Serbi nën drejtimin e Qeverisë Kurti, raporton Ekonomia Online.

Aty u
tha se pala kosovare dhe ajo serbe, kanë pikëpamje të ndryshme se si e shohin përfundimin
e dialogut

Zëvendëskryeministri
i parë i Kosovës, Besnik Bislmi, tha se qeveria Kurti në fillim të mandatit ka
dalë me deklarime që i ka prioritetet bazë.

“Kemi cekë që prioritet për ne është menaxhimi i pandemisë, integrimi në BE e të ngjashme. Në këtë kontekst dialogu si proces është prioriteti katërt dhe pastaj nisur nga kjo dikush ka dal me konstatime se qeveria Kurti nuk e merr seriozisht dialogun. Pala tjetër në dialog, është e përfaqësuar nga Petkoviq i cili është vetëm udhëheqës i një zyre për Kosovën dhe nuk ka kurrfarë pozicioni brenda qeverisë së Serbisë”.

“Dialogu
duhet të jetë i bazuar në principe të caktuara, palët duhet të jenë të
barabarta. Në çdo kontekst kur ne kemi hasur qasje të pabarabartë jemi vendosur
që ta vendosim principin e prioritetit dhe kjo është vërejtur në terren dhe në
tavolinën e bisedimeve”, tha Bislimi.

E Arbër
Fetahu, hulumtues në GLPS tha se e kanë përcjellë në vazhdimësi dialogun Kosovë-Serbi.

“Shumë marrëveshje janë nënshkruar por implementimi i tyre nuk ka qenë në nivelin më të lartë. Tashmë dialogu ka një udhëheqje të re për më shumë se një vit. Zotri Kurti ka pasur dy takime të nivelit të lartë me homologun e tij serb dhe një sërë takimesh në nivelin e delegacioneve. Nga ato që kemi parë, qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë kanë pikëpamje të ndryshme se si e shohin përfundimin e dialogut”, tha ai

You may also like