Bislimi lavdërohet për punën e Qeverisë: Kemi quar përpara proceset e ngecura për shumë vjet

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri i parë për
Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi, ka raportua në
Komisionin për Integrim Evropian, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast ai para deputetëve
tha se e kanë analizuar në detaje Raportin e BE-së për vendin.

Sipas tij, Qeveria e ka marrë me
seriozitet procesin e integrimit evropian, duke shtuar se kanë quar përpara numër
të madh të proceseve që kanë ngecur me vjet.

Bislimi tha se janë duke punuar
edhe në hartimin e shumë ligjeve, ku bëri të ditur se shpejt do të jetë gati
edhe Ligji për subjektet politike.

“Ne kemi analizuar me kujdes
raportin që ka 43 faqe dhe kemi analizuar te gjitha të gjeturat. Një
problematikë që kemi vërejtura ka të bëjë që metodologjia i përgjigjet vetëm
rrethanave në teren. Raporti flet për mungesë të shumicës parlamentare dhe i
referohet periudhës para marsit. Qeveria Kurti 2 procesin e integrimit e ka
marrë me prioritet të madh. Menjëherë kemi aktivizuar mekanizmat tanë”.

“Ne kemi miratuar Planit Kombëtar
për Zbatimin e MSA-së. Në 6 mujori e qeverisjes jemi përpjekur të japim energji
të re dhe t’i shtyjmë përpara disa çështje. Për herë të parë kjo Qeveri e ka
kthyer terminalin Trepça. Një problem tjetër ka të bëjë me transferin e
inspektorëve komunal. Problem tjetër ka të bëjë me homologimin e veturave është
hequr nga Qeveria Kurti. Pastaj në fushën e sundimit të ligjit ka pasur progres
të kufizuar”.

“Ne kemi arritur të shtyjmë një
proces që ka ngecur me vite. Tek reforma jemi duke punuar me strategji. Si pjesë
e reformës jemi duke punuar në hartimin e Ligjit për subjektet politike. Jemi të
vetëdijshëm se ka hapësirë për avancim të kornizës ligjore”.

You may also like