“Bisha” e re e Mercedesit që do ta përdorë pasuesi i Merkelit, e papërshkueshme nga plumbat dhe bombat

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ai që pritet ta pasojë Angela Merkelin si kancelare e Gjermanisë do ta përdorë një limuzinë krejt të re dhe të blinduar, Mercedes-Benz S-Class.

Sedani i papërshkueshëm nga plumbat dhe i mbrojtur nga bombat, do të shërbejë si mjet transporti personal për personin që do të zë vendin e Merkelit.

Siç shkruajnë mediat botërore,
zyrtarët qeveritarë në Berlin pritet të kthehen në modelin Mercedes-Benz të
përdorur nga Merkel, me pasardhësin e saj për të marrë Mercedes-Benz S-Class
S680 Guard 4Matic të shpallur kohët e fundit.

Ky Mercedes thuhet se është
përtej atij të “Bishës” të përdorur për të vozitur presidentët amerikanë, duke
ofruar nivelin më të lartë të mbrojtjes për një veturë civile, duke përballuar të
gjitha llojet e të shtënave të armëve dhe shpërthimeve, madje edhe plumbat që
shpojnë forca të blinduara.

Dritaret e kësaj makine janë 10 centimetra të trasha dhe makina vjen me furnizimin e vet me oksigjen, si dhe po ashtu edhe me sistemin automatik të fikjes së zjarrit në bord.

Por për ta vozitur këtë veturë,
duke pasur parasysh që peshën e ka 4.2 ton, atëherë duhet që shofer ta ketë një
licensë kamioni për ta drejtuar atë.

Luksi brenda veturës thuhet se
kushton 547,400 euro, ose 3  herë më
shumë se një limuzinë e zakonshme e S-Class.

/GazetaSinjali/

You may also like