Bisedimet diplomatike e vetmja zgjidhje, askush nuk del i fituar nga lufta

by admin
Spread the love

Gazetari shqiptar në Kinë, Edison Myrteza, duke e komentuar situatën në Ukrainë, ka thënë që Kina ka mbajtur një qëndrim asnjëanës.

“Kina në fakt duket se ka mbajtur një qëndrim asnjënaës – duke mos thënë që janë pro luftës që Rusia e ka filluar ndaj Ukrainës, por nuk janë edhe kundër kësaj luftë. Kjo ndoshta por të mos grisur miqësinë që ka mes Kinës dhe Rusisë”.

“Dje ministri i jashtëm i Kinës ka zhvilluar një takim mes telefonit me homologun ukrainas, duke thënë që nuk duhet cenuar integriteti territorial i Ukrainës dhe ka thënë që duhet njëra palë të ulet ose të dyja vende të kenë mbarëvajte të bisedimeve”.

Myrteza në një intervistë në Edicionin Special në Klan Kosova, theksoi që bisedimet sipas tij, janë zgjidhja e vetme për të dyja vendet.

“Bisedimet diplomatike janë zgjidhja e vetme – pasi tek e fundit askush nuk del i fituar nga lufta. Kina në njëfarë mënyre – pavarësisht se nuk e ka thënë publikisht duket se e ka publikuar këtë deklaratë, ka thënë që Kina është kundër Rusisë, për të mos arritur acarimin e marrëdhënieve shumë të mira mes Kinës dhe Rusisë”.

 

 

You may also like