Bindi për tre muaj, Tottenhami i zgjat kontratën deri në vitin 2030

by admin
Spread the love

Klubi i Tottenhamit njoftoi këtë të martë zgjatjen e kontratës së mbrojtësit italian, Destiny Udogie, deri në vitin 2030.

Një vendim ky i marrë vetëm tre muaj pas mbërritjes së futbollistit të ri në Angli, i cili kishte nënshkruar deri në vitin 2027.

21-vjeçari u krahut të majtë u transferua në Londër këtë vit nga skuadra italiane Udinese. Ai e fitoi shumë shpejt vendin e titullarit në 11-shen e trajnerit Ange Postecoglou.

Udogie është aktivizuar në 1148 minuta në 14 ndeshje, ka shënuar një gol dhe ka dhënë dy asistime.

“Ne jemi të kënaqur të njoftojmë se Destiny Udogie ka nënshkruar kontratë të re me klubin deri në verën e vitit 2030. Pasi iu bashkua klubit këtë sezon, ai bëri debutimin në gusht 2023 kundër Brentfordit dhe që nga ajo kohë ka luajtur 14 ndeshje deri më sot.

Një pjesë integrale e stilit të futbollit sulmues të skuadrës, mbrojtësi i majtë 21-vjeçar shënoi golin e tij të parë për klubin në fitoren 4-1 ndaj Newcastle United në dhjetor 2023”, shkruhet në njoftimin zyrtar të “Spurs”-ave./ Super Sport


Top Channel

You may also like