Bindet mbrojtësi i Lazios, gati të rinovojë kontratën deri në vitin 2027

by admin
Spread the love

Patric pritet të rinovojë me Lazion. Sipas asaj që raporton Tuttomercatoëeb, mbrojtësit spanjoll i është ofruar nga drejtori sportiv Igli Tare një ofertë që do ta mbajë atë lidhur me ekipin kryeqytetas deri në vitin 2027.

Patric më parë konsiderohej si një largim i mundshëm nga Lazio me shumë oferta nga jashtë Italisë që kishin ardhur në drejtim të tij. Megjithatë, duket se puna e kryer nga Igli Tare me agjentët e lojtarit kanë dhënë efekt dhe ai ka pranuar që të qëndrojë në kryeqytet.

Që kur Sarri mori drejtimin e Lazios, Patric është kthyer në një lojtar titullar te Lazio. Së fundmi performancat e tij kanë bindur edhe drejtuesit që t’i rinovojnë kontratën, ndërsa në drejtimin e Sarrit, Patric po gjen edhe vazhdimësinë që i ka munguar sezonet e kaluara. /oversport.tv

You may also like