Me siguri ju ka ndodhur të përpiqeni të merrni biletën për një koncert ku këndon artisti juaj i preferuar dhe brenda sekondash biletat ose kanë mbaruar, ose faqja nuk punon. E njëjta gjë ka ndodhur me Eurovisionin. Kush e pati fatin, arriti të kapë bileta, ndërsa të tjerët thjesht nuk qenë aq fatlum. Biletat për Torino dolën online të enjten më 7 prill dhe u shitën brenda 10 minutash, ndaj vetëm ata që ishin online duke i pritur arritën të kapin një vend në netët gjysmë finale dhe finalen e madhe të Eurovision 2022, që do mbahet në 12 dhe 14 maj.
Çmimet e biletave varionin nga 30-150 euro për gjysmëfinalet dhe 200-350 euro për finalen e madhe. Puna për skenën dhe realizimin teknik të festivalit ka nisur dhe gjithë Evropa i ka sytë nga Italia.
Related
!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?
n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;
n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;
t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,
document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');
fbq('init', '940640112677265');
fbq('track', "PageView");