Bilbao nuk fal, kthen me këmbë në tokë ekipin e Levantes

by admin
Spread the love

Athletic Bilbao rikthen me këmbë në tokë Levanten pas rezultateve pozitive në javët e fundit. Baskët fituan me rezultatin 3-1 në shtëpi falë golave të Vesga, Williams dhe Zarraga . Ndërkohë që goli i de Frutos mjaftoi vetëm për statistikë për miqtë.

Ndeshja pati një ritëm të kënaqshëm që në minutat e para të takimit. Inaki Williams shpërdoroi një shans të artë që në minutat e para të takimit pasi u ndal nga një mrekulli e portierit kundërshtar.

Do të ishtë sërish Bilbao që do të rrezikonte edhe më vonë, këtë herë me Berenguer, por portieri i Levante do të bënte një tjetër mrekulli duke e devijuar topin mjaftueshëm sa të shkonte në shtyllë e më pas mos ndalej në rrjetë.

Shtyll edhe nga krahu tjetër me Levanten që rrezikoi seriozisht portën e Bilbaos me anë të Morales me një goditje nga limitet e zonës. Edhe goditja e këtij të fundit u ndal në shtyllë, ndërsa pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në pjesën e dytë, Bilbao do të zhbllokonte rezultatin në minutën e 63 me anë të mesfushorit Vesga. Një harkim i mirë në zonë u shfrytëzua nga numri gjashtë që me një goditje me kokë e ndali topin në rrjetë.

Gjithçka u bë më e lehtë pas golit të parë për Bilbaon me Levanten që humbi edhe balancat e lojës. Pas një kundërsulmi të shpejtë vendasit thelluan epërsinë me Inaki Williams që e çoi rezultatin në 2-0. Zarraga shënoi edhe golin e tretë për Bilbaon me anë të një 11-metërshi, ndërsa rezultatin final e vulosi de Frutos në minutat e fundit duke e mbyllur takimin me shifrat 3-1.

Kështu Bilbao rikthehet te fitorja pas humbjes në ndeshjen e fundit nga Barcelona. Baskët ngjiten në kuotën e 40 pikëve. Nga ana tjetër, ndalon ecuria pozitive e Levantes pas tre ndeshjes. Ata rikthehen te fitorja dhe shpresat për të mbijetuar po veniten javë pas jave. /oversport.tv

LALIGA – Java 27
Bilbao – Levante 3-1
Shënues:
Vesga 63’, Williams 76’, Zarraga (pen) 88’ / de Frutos 90+1’

Foto: Athletic Club Twitter

You may also like