Bilanci negativ i Allegrit, shumë pikë më pak se paraardhësit e tij te Juve

by admin
Spread the love

Është data 8 mars e vitit 2020: Juventusi mposht pastër Interin në sfidën e vlefshme për javën e 26-të të Serie A dhe ruan vendin e parë në renditje në kuotën e 63 pikëve me Sarrin në pankinë.

Një vit më pas, në të njëjtën javë të kampionatit italian, bardhezinjtë mposhtin 3-1 Lazion dhe qëndrojnë ne vendin e tretë në renditje në kuotën e 55 pikëve me Pirlon në stol.

Në sezonin aktual, pas barazimit në derbi në javën e 26-të, pikët janë 47-të dhe Juventusi e sheh veten në vendin e katërt në renditjen e Serie A.

Max Allegri ka një bilanc shumë të keq me paraardhësit, pasi ka 16 pikë më pak se trajneri i fundit që ka fituar titullin me Juventusin dhe 8 pikë më pak, se një trajner që nuk kishte ndonjë eksperiencë kur mori drejtimin e “zonjës së vjetër”. / Oversport.tv

You may also like