Bilanci i merkatos në Spanjë: Barcelona revolucion, Atletico kursen

by admin
Spread the love

Merkato në La Liga është mbyllur, me rivalët e mëdhenj që edhe në këtë aspekt demonstruan stilet e tyre të kundërta.

Reali i Madridit, Mbret i Spanjës dhe i Evropës, lëvizi në drejtim të dy objektivave të mirëshënjestruar (do të kishin qenë tre nëse Mbappe nuk do të kishte ndërruar mendje), ndërsa Barcelona, e zhgënjyer nga sezoni i kaluar dhe e dobësuar shpërtheu në një sulm frenetik me shumë hyrje dalje.

Madridi, i qetë

Me akordin me Rudigerin të mbyllur prej kohësh dhe mbrojtjen e përforcuar, te Reali sapo mësuan se Casemiro donte të largohej, lëvizën për ta zëvendësuar. Zgjodhën Aurelien Tchouamenin, 22 vjecarin francez, i marrë  nga Monaco për 80 milionë euro, 10 më shumë se ato të paguara nga United për Casemiron. Reali shikon përpara: me Tchouamenin, Camavingan, Valverden, Rodrygon dhe Vinicius të rinjtë nuk mungojnë,  teksa në krahasim me sezonin e kaluar kanë ikur Marcelo, Isco, Bale dhe Jovic.

Atletico, “në dietë”

Atletico ka probleme të mëdha ekonomike dhe lëvizi me kujdes, duke rikthyer Saul dhe Moratan, të huazuar te Chelsea e Juve, duke marrë Witsel me parametra zero, mori dhe Molinan nga Udinese dhe Reguilon në huazim nga Tottenhami (transferim jo i pëlqyer ky nga tifozët për shkak të kaluarës me Realin). Në dalje, figura të dorës së dytë: Wass, Vrsajlko, Vitolo e Lodi, përvec Luis Suarez, që nuk rinovoi. Në kompleks, Simeone ka një organikë më të mirë se ajo e vitit të kaluar, edhe pse mbetet një çështje Griezman. Francezi është në vitin e dytë të huazimit nga Barcelona me të drejtën e blerjes të fiksuar në 40 milionë euro, në lidhje me numrin e prezencave në fushë. Atletico nuk dëshiron të paguajë dhe tani për tani Griezman ka hyrë në fushë 3 herë nga minuta e 62-të në të 64-tën, duke shënuar dy gola.

Entuziazëm “Blaugrana”

Te Barcelona kanë bërë një revolucion. Duke qenë se nuk kishin paratë e nevojshme, vunë në hipotekë të ardhmen e klubit, duke shitur 49% të kompanisë audio-vizive dhe të drejtat televizive për 25 vitet e ardhshme. U përforcuan me emra të tillë si: Lewandowski, Kounde, Raphina, Kessie dhe Christensen që erdhën me parametra zero, si dhe të riun Pablo Torre. Jashtë Aubameyang, Dani Alves, Coutinho, Mingueze, Neto , Braithwaite, Umtiti, Lenglet, Trincao e Nico. Xavi ka një organikë të shkëlqyer dhe obligimin për të fituar edhe për arsye ekonomike, pasi Barcelona duhet të arkëtojë sa më shumë që të jetë e mundur./ Super Sport


Top Channel

You may also like