Bilanci i Kosovës nën drejtimin e përzgjedhësit, Primoz Gliha

by admin
Spread the love

Primoz Gliha është larguar nga posti i përzgjedhësi te Përfaqësuesja e Kosovës në futboll.

Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit e Kosovës me anë të një njoftimi të lëshuar në uebfaqe, shkruan lajmi.net.

Gliha u emërua trajner i përkohshëm te Kosova, pas shkarkimit të trajnerit francez, Alain Giresse.

Kësisoj, Gliha udhëhoqi Kosovën në gjashtë ndeshje.

Kosova nën urdhrat e tij, regjistroi dy fitore, dy humbje dhe dy barazime.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se me përfundimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, ka përfunduar edhe marrëveshja me trajnerin e deritanishëm Primozh Gliha”.

“FFK-ja e falënderon përzgjedhësin Gliha për punën e tij në krye të ekipit kombëtar në gjashtë ndeshjet kualifikuese të zhvillura pas shkarkimit të ish-përzgjedhësit, Alain Giresse”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e shtëpisë së futbollit të Kosovës./Lajmi.net/

You may also like