“Big Brother Vip”, Mozaiku i Skënderbeut, grupi i Donaldit përfundon krijimin

by admin
Spread the love

Në shtëpinë e “Big Brother Vip”, mbrëmja e djeshme përcaktoi një tjetër detyrë për banorët, ku ata do të duhej që të ndërtonin një mozaik, vetëm duke përdorur makarona.

Hapi i parë i kësaj detyre, ishte që banorët të ndaheshin më dy grupe dhe të bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për gjetjen e idesë apo proçesin e punës.

Dy leaderat kryesorë të grupeve, ishin Donaldi dhe Claudio.

Mbas gjithë asaj lodhje dhe mundi, grupi i Donaldit e ka përfunduar krijimin më së miri, ku duket se banorët janë shumë të kënaqur nga kjo punë e tyre.

Në instagramin e “Big Brother Vip”, do të postohen të dyja fotot e dy grupeve.

Krijimi që do të marrë më shumë pëlqime, do të ketë një shpërblim.

You may also like