Big Brother VIP është termi më i kërkuar në Google nga shqiptarët në vitin 2021

by admin
Spread the love

Nisi në tetor, por spektakli Big Brother VIP është bërë ndër më të shikuarit dhe komentohet për secilën ngjarje, teksa banorët që janë pjesë e tij kanë fituar famë e vëmendje të madhe.

Ashtu siç ndodh çdo fundvit, statistika të ndryshme publikohen për të llogaritur suksesin e ndonjë personazhi publik apo show televiziv.

Dhe, sipas këtyre të dhënave, Big Brother VIP është termi më i kërkuar nga shqiptarët në Google për vitin 2021.

Në një postim në InstaStory, prezantuesja e këtij spektakli, Arbana Osmani i është gëzuar këtij lajmi, duke e ndarë me ndjekësit në Instagram.

“Big Brother VIP është termi më i kërkuar nga shqiptarët në Google për vitin 2021. Dhe të mendosh që nisëm në tetor”, ka shkruar Arbana në postim.

Kjo e dëshmon që formati i Big Brother VIP përkundër që u rikthye pas disa vitesh ka arrit të fitojë vëmendje të madhe, përfshirë banorët pjesëmarrës.

Ndërsa, kujtojmë që ditë më parë aktori dhe banori i shtëpisë së famshme, Donald Veshaj është personi më i kërkuar në Google për Shqipëri, i cili la pas edhe Sali Berishën.


You may also like