Bielsa parashikon një të ardhme të errët për futbollin e nivelit të lartë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri i Leeds United, Marcelo Bielsa ka dhënë një vlerësim të keq për të ardhmen e futbollit të nivelit elitar.

Në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes ndaj Crystal Palaces, strategu i ‘Bardhezinjve’ kishte shumë për të thënë për orarin e ngjeshur në futbollit anglez – dhe ndikimin afatgjatë që mund të ketë në lojë.

Leeds bëri udhëtimin për në jug të Anglisë, aty ku mori një barazim pa gola me Brighton të shtunën në mbrëmje, duke i lënë ata vetëm 72 orë pushim përpara se të përballeshin me lojtarët e Patrick Vieira në Elland Road.

Orari i ndeshjeve nuk është asgjë e re për skuadrën e Ligës Premier në këtë kohë të vitit.

“Më sjell trishtim të madh sesi futbolli po përkeqësohet”, deklaroi 66-vjeçaripër Yorkshire Evening Post .

“Orari i ndeshjeve është aq i ngarkuar sa nuk e ka parasysh zhvillimin e stërvitjeve. Konsiderohet të zhvillohen më shumë ndeshje, por injoron atë nëse skuadrat janë në kushte për të ofruar rezultate më të mira”.

“Kam dyshime serioze për të ardhmen e futbollit profesionist, sepse ai komercializohet vazhdimisht dhe produkti çdo herë është vazhdimisht më keq”, këmbënguli Bielsa.

Është një deklaratë e fortë, por shumë tifozë ishin dakord me deklaratën e tij dhe mendojnë se futbolli është duke shkuar drejt komercializimit.

You may also like