Biden urdhëron dërgimin e 3.000 trupave shtesë në Poloni

by admin
Spread the love

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka urdhëruar dërgimin e 3.000 trupave të tjera në Poloni nga frika e agresionit të mundshëm rus ndaj Ukrainës, njoftoi të premten një zyrtar i lartë amerikan.

“Me urdhër të presidentit, Sekretari (Lloyd) Austin urdhëroi sot që 3.000 ushtarët e mbetur të divizionit të 82-të parashutist nga baza në Fort Bragg, Karolina e Veriut, të dërgohen në Poloni”, tha zyrtari në një deklaratë.

Trupat do të largohen nga Fort Bragg në ditët në vijim dhe pritet të mbërrijnë në Poloni në fillim të javës së ardhshme.

Atyre do t’u bashkohen në Poloni 1.700 trupa të dërguara atje nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Lloyd Austin më 2 shkurt.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, tha se Rusia mund të sulmojë Ukrainën në çdo kohë dhe se invazioni mund të fillojë me bombardime ajrore dhe sulme me raketa, i ndjekur nga një pushtim tokësor.


Top Channel

You may also like