Biden e quan Putin “kriminel lufte”. Kremlini: Retorikë e pafalshme

by admin
Spread the love

Presidenti Joe Biden e quajti të mërkurën Presidentin rus Vladimir Putin një kriminel lufte, ndërsa mizoritë në Ukrainë po shtohen dhe mes thirrje të presidentit ukrainas drejtuar Kongresit amerikan, për më shumë ndihmë.

“Ai është një kriminel lufte”, tha presidenti amerikan për Putin teksa largohej një aktivitet në axhendën e tij për sot. Kjo është deklarata më e ashpër lidhur me veprimet e Presidentit Putin dhe Rusisë bërë nga një zyrtar amerikan, që nga nisja e sulmit ndaj Ukrainës.

Ndërsa udhëheqësit e tjerë botërorë e kanë përdorur këtë fjalë, Shtëpia e Bardhë kishte hezituar t’i shpallë veprimet e Putin ato të një krimineli lufte, duke thënë se ishte një term ligjor që kërkonte më shumë hetim.

Kremlini ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Biden. Sipas agjencisë Tass, Kremlini ka thënë se komentet e Biden janë një “retorikë e papranueshme dhe e pafalshme”.

Artikulli paraprakPse tanket ruse në Ukrainë janë me “kafaze”?

You may also like