Biblioteka në Maqedoninë e Veriut që po tërheq turistë nga bota

by admin
Spread the love

Biblioteka e Babinos ka nxjerrë prej kohësh një numër të madh mësuesish. Por ajo akuzohet edhe se ka shkaktuar humbjen e fshatit maqedonas, sot pothuajse të shkretë

Shumica e banorëve prej kohësh kanë lënë fshatin e tyre të largët në malet e Maqedonisë së Veriut. Por Babinos i kanë mbetur edhe mijëra libra. Dhe Stevo Stepanovski, kujdestari i tyre i ashpër. Koleksioni prej 20 mijë veprash transmetohet në familjen e tij brez pas brezi. Ka qenë stërgjyshi i Stevo Stepanovskit që e nisi traditën në fund të shekullit XIX, pasi mori libra nga duart e ushtarëve osmanë që kalonin nëpër këtë luginë të izoluar në jugperëndim të vendit ballkanik, shkruan AFP.

Biblioteka përmban tekste historike për atë që tani është Maqedonia e Veriut, romane në gjuhën vendase, tome në persisht, arabisht dhe turqisht, si dhe vepra në serbo-kroatisht. Koleksioni, i vendosur në një shtëpi prej guri shumëqindvjeçare, plotësohet me fotografi origjinale të një gazetari që mbuloi Luftën e Parë Botërore, harta të vjetra dhe fjalorë në gjuhët e shumta të rajonit.

Stevo Stepanovski, 72 vjeç, ka vëzhguar bibliotekën për dekada dhe u ofron vizitorëve të tij gota rakia, alkooli frutash shumë i popullarizuar në Ballkan. Këtu është fshati i dritave dhe i arsimit”, thotë pensionisti për AFP, transmeton portali Shtegu. Sipas tij, lokaliteti ka përfituar prej kohësh nga biblioteka dhe fshati ka nxjerrë një numër të madh mësuesish. “Nuk kishte shtëpi pa mësues”, thotë ai. Por edhe biblioteka akuzohet se ka shkaktuar pjesërisht humbjen e Babinos.

Në vitet 1950, autoritetet e vendit që atëherë i përkiste Jugosllavisë komuniste, kishin marrë mësuesit e fshatit për një fushatë të gjerë të shkrim-leximit, e cila në fakt ia kishte privuar vendin një pjese të mirë të popullsisë.

Ashtu si në të gjithë këtë rajon të varfër të Europës Juglindore, Maqedonia e Veriut po përjeton erozion demografik të nxitur nga një shkallë e ulët e lindjeve dhe eksodi masiv i banorëve të saj. Në fshat, një numër i madh fshatrash tani janë të pabanuara. Babino u prek veçanërisht. Kanë mbetur vetëm tre banorë të përhershëm nga 800 personat që dikur jetonin atje.

Stevo Stepanovski, fëmijët e të cilit janë larguar, është i pamposhtur. Megjithatë, ai është rrallë vetëm pasi çdo vit ai mirëpret nga 3 000 deri në 3 500 vizitorë në bibliotekë. Ata vijnë shpesh nga qytete dhe fshatra fqinjë ose nga vende të rajonit, por disa kureshtarë vijnë nga Brazili, Egjipti apo Maroku, përveç dhjetëra studiuesve dhe intelektualëve.
“Jam i befasuar kur gjej këtu libra që nuk mund të gjenden në bibliotekat urbane”, thotë Goce Sekuloski, një mësues muzike nga Shkupi i cili vizitoi vendin kohët e fundit pasi kishte dëgjuar për të nga miqtë.

Për të përsosur atmosferën, kujdestari i tempullit ka ndërtuar një amfiteatër të vogël për konferenca dhe koncerte. “Ne ofrojmë paqe mendore për njerëzit që vijnë këtu për të përjetuar atmosferën. Këtu është vendi i përsosur për të zbuluar magjinë e një libri”, thotë pensionisti.

You may also like