Betejën për kreun e fiton Milani, Giroud i jep tre pikë të arta kuqezinjve

by admin
Spread the love

Betejën për kreun e fiton Milani, që arrin të marrë pikët e plota në “Maradona” përballë rivalëve të Napolit. Një gol i Giroud në fillim të pjesës së dytë ka vendosur fatin e kësaj sfide dhe ka ngjitur kuqezinjtë të vetëm në krye të renditjes së Serie A në kuotën e 60 pikëve.

Që në start është Napoli që bëhet i rrezikshëm. Amir Rrahmani tenton me kokë, por nuk e gjen kuadratin e Milanit. Në minutën e pestë të takimit, është pretendimi i parë për penallti, që bën edhe Piolin të irritohet ndaj arbitrit kryesor.

Benaser futet brenda zonës dhe gjen Kulibali, pas përplasjes me të cilin kërkon 11-metërsh, mirëpo Orsato vijon lojën, duke justifikuar se mbrojtësi qëndron statik.

Të dyja ekipet janë shumë kërkuese dhe në minutën e 13-të, është radha e napolitanëve për t’u irrituar. Kalulu është ai që bën një ndërhyrje të dyshimtë nga mbrapa ndaj Osimhen, me vendasit që shfryjnë ndaj kryesorit të takimit.

Minutat kalojnë dhe është Zhunior Mesias që ka një tentativë me kokë drejt kuadratit të Napolit, por menjëherë më pas, kryesori bën gjithçka të pavlefshme në këtë aksion, për një faull të shkaktuar ndaj portierit Ospina.

Dy minuta më vonë, Napoli provon me Osimhen, por tentativa e tij shkon jashtë. Loja qetësohet disi, me skuadrat që duan të jenë në balancë ndaj njëra-tjetrës. Deri në fund të pjesës së parë, nuk ka asnjë ndryshim, 0-0.

Start fantastik në pjesën e dytë për Milanin. Në minutën e 48-të, një gjuajtje nga jashtë zonës, gjen Zhirunë të vendosur në zonë që devijon sa duhet për të dërguar sferën në rrjetë. 0-1 dhe Zhiru tregon edhe një herë tjetër se është vendimtar për Milanin.

Dy minuta më vonë, Napoli provon të përgjigjet me Osimhen, por pret Menjo. Loja ka rritëm dh Milan bën disa tentativa. Fillimisht me Benaser, e më pas me Zhiru dhe Tomori, por Ospina i vëmendshëm neutralizon gjithçka.

Në të 71-tën, Elmas tenton portën, por gjuan keq, i gjendur në vështirësi. Ounas disi më vonë, por sërish pa shënjestrën e duhur.

Minuta të arta në fundin e sfidës. Spalletti hedh gjithçka për gjithçka. Ounas e Lozano provojnë, por pa shënjestër. Më pas është Osimhen, i cili pas një shpërthimi gjuan në diagonale, por gjen në pozicion Menjonë. Milan kundërpërgjigjet me një kundërsulm të Theo Hernandes, por Ospina i thotë sërish jo.

Napoli hidhet para në kërkim të golit të barazimit dhe Saelemaekers humb një shans të artë për të shënuar golin e dytë. Mbyllet 1-0 për Milanin, që merr një fitore me peshë përballë një rivali direkt dhe ngjitet i vetëm në majë të Serie A.

Foto: AC Milan Twitter

Itali-Serie A / Java e 28-të

You may also like