Beteja mes Milanit e Lazios, formacionet e projektuara nga Pioli e Sarri

by admin
Spread the love

Milan-Lazio është çerekfinalja e radhës në Kupën e Italisë. Kuqezinjtë do tentojnë të kualifikohen dhe të sigurojnë një tjetër përballje derbi me Interin. Trajneri Stefano Pioli ka menduar të luajë me më të mirët sonte.

Sigurisht ai nuk e ka ekipin e plotë, pasi Kjaer e Ibra janë të dëmtuar, kurse me Tomori nuk do të rrezikohet as në këtë ndeshje. Në ndryshim nga derbi në mesfushë vendin e Bennacer e merr Kessie, kurse Diaz rikthehet si fantazist.

Në të djathtë ka vend edhe për Messia, kurse pjesa tjetër e formacionit nuk ndryshon. Lazio në krahun tjetër pritet të lërë pushim Strakoshën dhe në portë të jetë Pepe Reina. Në mesfushë ka vend për Cataldin, në vend të Lucas Leiva. Më poshtë formacionet e mundshme të Milan-Lazio:

MILAN: Maignan, Calabria, Kalulu, Romagnoli, Theo Hernandez, Tonali, Kessie, Messias, Diaz, Leao, Giroud. Trajner: Pioli

LAZIO: Reina; Hysaj, Luiz Felipe, Patric, Marusic; Milinkovic, Cataldi, Luis Alberto; Felipe Anderson, Immobile, Zaccagni. Trajner: Sarri. / oversport.tv

You may also like