Besimtarët ortodoksë kremtojnë “Ujin e bekuar” – Shqip

by admin
Spread the love

Hristijan Nineski kapi kryqin në ujërat e lumit Vardar

Besimtarët ortodoksë festojnë sot festën e Epifanisë. Festa quhet edhe Uji I Bekuar për shkak të shenjtërimit të ujërave në këtë ditë.

Kremtimi i festës filloi me liturgjinë hyjnore në tempullin kishtar në Shkup.

Në Shkup, ngjarja edhe këtë vit u shënua me hedhjen e kryqit të shenjtë në ujërat e lumit Vardar. Kryqi u hodh nga kreu I Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit, z.z Stefani.

Kryqi u kap nga Hristijan Nineski, i cili u uroi shëndet dhe lumturi të gjithë njerëzve. Ai gjithashtu tha se e kapi kryqin për herë të tretë nga gjithsej tetë tentativa në vitet e kaluara.

Në këtë ditë, sipas fesë së krishterë, Shën Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në ujërat e lumit Jordan./KlanMacedonia

You may also like