Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin

by admin
Spread the love

Aktualitet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Sot besimtarët myslimanë pas 30 ditëve agjërim festojnë Fitër Bajramin.

Edhe këtë vit besimtarë të shumtë në Tiranë falën namazin në sheshin “Skënderbej”. Kreu i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu uroi besimtarët për më shumë paqe dhe begati dhe kërkoi me shumë vëmendje ndaj të pamundurve.

Luftërat dhe konfliktet kanë ndikuar jetët e të pafajshmëve ndaj kreu i myslimanëve në Shqipëri kërkoi dhënien fund që paqja të mbizotërojë.

Fitër Bajrami finalizohet me drekën tradicionale si dhe me vizitat dhe takimet me familjarët, miqtë dhe të afërmit.

You may also like