Besimi: Nuk do të ketë rritje të konsiderueshme të çmimit të rrymës

by admin
Spread the love




Ministri i Financave, Fatmir Besimi ka thënë se oferta që kompania Elektranat e Maqedonisë së Veriut do ta jap ndaj furnizuesit universal do të jetë në nivel që nuk do të shkaktojë rritje të konsiderueshme të çmimit të energjisë elektrike, deklaroi ministri i Financave, Fatmir Besimi.
Duke iu përgjigjur gazetarëve, Besimi nuk deshi të kalkulojë me numra, duke theksuar se, atë do ta tretojë Komisioni Rregullator i Energjetikës.

“Në lidhje me çmimin e energjisë elektrike i kemi dhënë ESM-së pothuajse pesë miliardë për sigurimin e resurseve shtesë për prodhim të energjisë elektrike apo furnizim me energjinë elektrike për tregun rregullator. Siç ishte paralajmëruar, do të ketë ofertë nga ESM ndaj furnizuesit universal, e cila me siguri, sipas atyre vlerësimeve, do të jetë në nivel që nuk do të shkaktojë rritje të konsiderueshme të çmimit të rrymës”, tha Besimi.


You may also like