Besimi është thelbësor për karrierë dhe leksione të tjera…

by admin
Spread the love

Besimi vjen para së gjithash. Njerëzit e suksesshëm kanë besim. Megjithatë nuk është suksesi që i bën ata të kenë sukses. Besimi ishte aty më parë. Përse dikush duhet të besojë te ju, idetë tuaja, aftësitë tuaja, nëse ju nuk besoni tek to?

Duhet besim për të arritur sfida të reja – Njerëzit që kanë frikë apo janë të pasigurt tentojnë të qëndrojnë brenda
zonës së tyre të komfortit. Zonat e komfortit rrallë zgjerohen vetë. Ky është
motivi për të cilin njerëzit që nuk kanë besim mbeten të bllokuar në punë pa
perspektivë dhe u ikin nga duart mundësi të çmuara. Besimi është një element i
rëndësishëm për një karrierë të suksesshme, përqafimi i tij do t’ju ndihmojë të
shkoni në vende që nuk i kishit menduar si të mundura.

Po jetoni jetën që keni krijuar – Ju nuk
jeni viktimë e rrethanave. Askush nuk mund t’ju detyrojë të merrni vendime apo
të bëni veprime që janë kundër vlerave dhe aspiratave tuaja. Rrethanat në të
cilat jetoni sot  janë ato që keni krijuar ju. Në të njëjtën mënyrë, e
ardhmja juaj varet tërësisht nga ju. Nëse ndiheni të bllokuar, kjo është sepse
jo keni frikë për të ndërmarrë rreziqet e nevojshme për të arritur objektivat
dhe ëndrrat tuaja.

Të jesh i zënë nuk do të thotë të jesh produktiv – Shikoni njerëzit rreth e qark jush. Të gjithë duken kaq të zënë duke
vrapuar nga një takim te tjetri dhe dërguar emal-e. Por sa prej tyre janë
vërtet produktivë dhe të suksesshëm në një nivel të lartë? Suksesi nuk vjen nga
lëvizja apo aktiviteti. Vjen nga fokusimi – duke u siguruar se po e përdorni
kohën tuaj në mënyrë efecientë dhe produktive. Përdoreni kohën tuaj me
zgjuarsi. Në fund të fundit, ju jeni një produkt i rendimentit tuaj, jo
përpjekjeve.

Shoqërohuni me njerëz që ju frymëzojnë – Ju duhet të shoqëroheni nga njerëz të cilët ju frymëzojnë, të cilët t’ju
nxisin të kërkoni më shumë. Çdokush që ju bën të ndiheni i pavlerë, që nuk ju
frymëzon është një humbje kohe. Jeta është shumë e shkurtër për t’u shoqëruar
me ta. Largojini nga jeta juaj!

Largoni mendimet negative – Kur e kapni
veten duke besuar gjërat negative dhe pesimiste që ju thotë zëri juaj i
brendshëm, është momenti të ndalni dhe t’i shkruani ato. Fjalë për fjalë,
lëreni atë që jeni duke bërë dhe shkruani ato që mendoni. Pasi të keni shkruar
gjithë mendimet negative, do të jeni më racional dhe të kthjellët në vlerësimin
e vërtetësisë së tyre.

Shmangni “po sikur?” – Shprehje të
tipit “Po sikur” i hedhin benzinë zjarrit të stresit dhe shqetësimit dhe janë
të dëmshme për arritjen e objektivave tuaj.

Gjërat mund të shkojnë në 1 milion drejtime të ndryshme,
sa më shumë kohë të shpenzoni duke u shqetësuar për mundësitë, më pak kohë do
t’ju mbetet për të vepruar dhe për të qëndruar produktivë. Pyesni veten se
“nëse” do t’ju çojë në një vend që nuk dëshironi  apo për të cilin keni
nevojë të shkoni. Natyrisht planifikimi i skenarëve është një teknikë e
nevojshme dhe efikase.

Kërkoni për fitore të vogla – Fitoret e vogla
mund të duken të parëndësishme kur jeni në kërkim të diçkaje të madhe. Kur ju
arrini fitore të vogla, besimi mund të rritet për disa muaj.

Thoni “po” vetëm atëherë kur e dëshironi vërtet – Një studim i Universitetit të Kalifornisë në Berkeley
tregon se është më e vështirë të thuash jo. Të thuash “jo” është një sfidë e
madhe për shumë njerëz. “Jo” është një fjalë e fuqishme, të cilën nuk duhet të
keni frikë ta përdorni. Kur është momenti për të thënë jo, shmangni shprehje të
tipit “nuk besoj se mund t’ia dal” apo “nuk jam i sigurt”. Të thuash jo, u jep
vlerë angazhimeve që keni në dorë dhe mundësinë për t’i përmbushur me sukses.

Mos kërkoni përsosmërinë – Përsosmëria nuk
duhet të jetë në objektivat tuaj. Nuk ekziston. Qeniet njerëzore, për shkak të
natyrës së tyre, janë të prirë të dështojnë. Ju do të përfundoni duke e kaluar
kohën të ankoheni për atë çka nuk keni arritur apo çfarë duhet të kishit bërë
ndryshe, në vend që të ecni para me entuziazëm për ato çfarë keni arritur apo
ato që kërkoni të realizoni në të ardhmen.

Përqendrohuni te zgjidhjet – Kur ju
përqendroheni te problemet me të cilat përballeni, ju krijoni dhe zgjasni
përjetimin e emocioneve negative që ju pengojnë aftësitë tuaja në arritjen e
objektivave. Kur ju përqendroheni te veprimet që do të ndërmerrni për të përmirësuar
veten dhe rrethanat tuaja, krijoni një ndjenjë të efikasitetit personal që nxit
emocione pozitive dhe përmirësohet performanca juaj.

Faleni veten – Kur ju gaboni është e
rëndësishme të falni veten dhe të ecni përpara. Mos e injoroni emocionin se si
ju bën të ndiheni gabimi. Në vend të kësaj, zhvendoseni vëmendjen në atë që do
të bëni në të ardhmen për të përmirësuar veten. Dështimi mund të dëmtojë
vetëbesimin tuaj dhe mund ta bëjë të vështirë që të besoni se do të arrini në
një rezultat më të mirë në të ardhmen. Në pjesën më të madhe të rasteve,
dështimi është rezultat i ndërmarrjes së rreziqeve dhe përpjekja për të arritur
diçka nuk është e lehtë.

You may also like