besëthyeri përjashtohet nga Besa – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, i cili u largua nga Kuvendi maqedonas pak para votimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Zaev, duke e mbajtur këtë të fundit në këmbën. është përjashtuar nga çdo funksion nga kjo forcë me bazë në Tetovë.

Është kryetari i Besa-s Bilall Kasami ai që njoftoi përjashtimin e Rexhepit, për të cilin tha se dëmtoi prestigjin e partisë.

“Duke marrë parasysh veprimet e fundit të deputetit të Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi i cili ditë më parë nuk u paraqit në Kuvend për të mbështetur mocionin e mosbesimit të qeverisë, me çka i njëjti veproi në kundërshtim me vendimin e parties, me ç’rast dëmtoi rëndë edhe prestigjin e partisë, Lëvizja BESA, respektivisht unë si Kryetar partie, konform normave statutore përkatësisht nenit 14 paragrafit 3 pika 3.3 të Statutit të Lëvizjes BESA, anëtarin e lartpërmendur e përjashtoj nga të gjitha pozicionet partiake dhe të qenurit anëtar i Lëvizjes BESA”, shkruan Kasami.

Kastriot Rexhepi ishte deputeti i 61 që do të bënte të mundur rrëzimin e Zaev, por seanca dështoi pas largimit të mistershëm të tij.

Bilal Kasami aludoi se Kastriot Rexhepi mund të ishte rrëmbyer, por më pasi ai bëri një reagim në rrjetet sociale duke mohuar çdo lajm të tillë. /tesheshi.com/

You may also like