BERLIN – Sondazhi: Mbi 80% e refugjatëve nga Ukraina në Gjermani janë gra

by admin
Spread the love

BERLIN, 4 prill /ATSH-DPA/- Rreth katër të pestat e refugjatëve të luftës në Ukrainë janë gra, sipas ministrisë së Brendshme gjermane.

Që nga vendosja e ligjit ushtarak pas pushtimit rus të Ukrainës, burrave nga mosha 18 deri në 60 vjeç u është ndaluar të largohen nga vendi.

Sipas sondazhit, 84% e ukrainasve që kanë kërkuar strehim në Gjermani janë gra ose vajza, ku 58% e të anketuarve thanë se ikën me fëmijët e tyre.

Gati një e katërta e të anketuarve thanë se ishin me miqtë, ndërsa gati një e pesta thanë se ishin me të afërmit.

Një tjetër 22% e të anketuarve thanë se jetojnë në shtëpi të tjera private. Refugjatët e mbetur jetojnë në akomodime në grupe të mëdha ose në hotele, ndër të tjera.

Sipas të dhënave, të mbledhura midis 24 dhe 29 marsit, pak më pak se një e treta e refugjatëve presin të jenë në gjendje të kthehen në Ukrainë së shpejti.

Policia gjermane ka regjistruar zyrtarisht 306 836 refugjatë nga Ukraina që nga pushtimi i 24 shkurtit. Numri aktual i refugjatëve ka të ngjarë të jetë më i lartë, pasi nuk ka kontrolle fikse kufitare dhe njerëzit me pasaporta ukrainase mund të qëndrojnë në BE për 90 ditë pa vizë.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like