BERLIN – Scholz vlerëson Francën si partnere të ngushtë

by admin
Spread the love

BERLIN, 21 janar /ATSH-DPA/ – Lidhjet e Gjermanisë me Francën kanë arritur një kulm historik pas armiqësive shekullore mes fqinjëve, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz përpara bisedimeve të nivelit të lartë që do të mbahen sot në Paris.

Marrëdhëniet midis vendeve ishin prekur prej kohësh nga lufta dhe shkatërrimi, nga mosbesimi i thellë”, tha dje Scholz në një videomesazh.

“Megjithatë, 60 vjet pas nënshkrimit të Traktatit të Elysee, i cili shënon sot përvjetorin e tij, projekti origjinal i paqes mund të përshkruhet si i përfunduar”, tha Scholz.

“Gjermania dhe Franca janë miq dhe partnerë të ngushtë. Sot, bëhet fjalë për projektin evropian të paqes, për vlerat tona, të cilat ne duam t’i ruajmë, mbrojmë dhe forcojmë”, shtoi ai.

Traktati i Elysee vulosi miqësinë e ish-armiqve 18 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kur Franca i zgjati dorën e pajtimit me Gjermaninë.

“Të dy vendet po përballen me një sfidë të përbashkët dhe imperializmi të shkaktuar nga presidenti rus, Vladimir Putin. Ne nuk do të lejojmë që Evropa të kthehet në një kohë kur dhuna zëvendëson politikën. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, së bashku. Jemi në mbrojtje të projektit tonë të paqes evropiane,” tha ai.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like