BERLIN – Scholz në favor të importeve të gazit nga Iraku

by admin
Spread the love

BERLIN, 13 janar /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Olaf Scholz u shpreh në favor të importeve të gazit nga Iraku gjatë vizitës së parë të kryeministrit irakian, Mohammed Shia al-Sudani sot, në Berlin.

“Ndryshe nga e kaluara, ne nuk do ta bëjmë veten të varur nga furnitorë individualë, por do të mobilizojmë shumë të tjerë, dhe do të bashkëpunojmë ngushtë me ta”, tha Scholz në një konferencë për shtyp me al-Sudani.

“Iraku do të ishte një partner bashkëpunimi shumë i mirëpritur për ne, në importin e gazit dhe naftës në Gjermani”, shtoi Scholz.

“Importet e gazit mund të dërgohen gjithashtu në vende të tjera evropiane nëpërmjet Gjermanisë”, tha ai.

Al-Sudani tha se Iraku synonte të çonte përpara eksportet e gazit.

“Ne kemi plane ambicioze për të përdorur gazin që shoqëron prodhimin e naftës dhe që digjet gjatë procesit. Ne i kemi theksuar këto mundësi dhe kemi ftuar kompanitë gjermane të investojnë në këtë sektor”, tha Scholz.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, vendi është kompania e pestë më e madhe e naftës. Iraku gjithashtu eksporton gaz nëpërmjet një terminali LNG të Kompanisë së Gazit në Basra, i cili do të hapet në vitin 2022.

Zyrtarët irakianë në të njëjtën vizitë nënshkruan gjithashtu një marrëveshje të madhe për përmirësimin e infrastrukturës energjetike të Irakut me kompaninë gjermane “Siemens”.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like