BERLIN – Scholz: Energjia ruse ende thelbësore për jetën e përditshme

by admin
Spread the love

BERLIN, 7 mars /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi sot se importet ruse të energjisë janë ende vendimtare për nevojat energjetike të Evropës, ndërsa vendet që mbështesin Ukrainën në konflikt po diskutojnë vendosjen e një embargoje ndaj karburanteve fosile ruse.

“Furnizimi me energji në Evropë, për prodhimin e nxehtësisë, transportin, energjinë elektrike dhe industrinë nuk mund të sigurohet për momentin në asnjë mënyrë tjetër”, tha Scholz.

“Energjia ruse ishte thelbësore për jetën e përditshme, dhe kjo ishte arsyeja pse burimet e energjisë ishin përjashtuar nga sanksionet”, tha ai.

“Prandaj ishte një vendim i qëllimshëm për të lejuar vazhdimin e aktiviteteve të bizneseve gjermane me Rusinë në lidhje me furnizimin me energji”, shtoi kancelari gjerman Scholz.

“Në të njëjtën kohë Gjermania dhe vendet e tjera kishin rënë dakord për sanksionet që do të godisnin rëndë Rusinë”, tha Scholz. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like