BERLIN – Scholz dhe Lapid diskutojnë çështjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin

by admin
Spread the love

BERLIN, 12 shtator /ATSH-DPA/ – Kryeministri izraelit, Yair Lapid ka planifikuar të takohet sot me kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Berlin.

Para kësaj është planifikuar një takim me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Kjo është vizita e parë e Lapid në Gjermani si kryeministër.

Ne mesditë, Scholz dhe Lapid pritet të dalin në një konferencë për shtyp.

“Qëllimi i vizitës është koordinimi i qëndrimeve për çështjen e marrëveshjes bërthamore dhe finalizimin e një dokumenti për bashkëpunimin strategjik, ekonomik dhe të sigurisë midis dy vendeve”, njoftoi Lapid para nisjes së tij.

Aktualisht po bëhen përpjekje për të rivendosur marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore të vitit 2015 me Iranin.

Izraeli dëshiron ta parandalojë këtë me çdo kusht. Vendi e konsideron të pamjaftueshme marrëveshjen, e cila synon të pengojë prodhimin e një bombe bërthamore nga Irani.

SHBA-ja u largua nga marrëveshja në vitin 2018 nën drejtimin e presidentit të atëhershëm, Donald Trump.

Gjermania është një nga vendet që bën fushatë për një rivendosur marrëveshjen. Megjithatë, bisedimet në vazhdim konsiderohen të bllokuara.

Takimi midis Lapid dhe Scholz ishte rënë dakord gjatë një telefonate pas akuzave të presidentit palestinez, Mahmoud Abbas, në mes të gushtit se Izraeli kishte shkaktuar “50 holokauste” kundër palestinezëve, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Scholz.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like