BERLIN – Rusia bllokon qindra anije me grurë

by admin
Spread the love

BERLIN, 18 mars/ATSH /- Eksportet e grurit nga Ukraina dhe Rusia, të cilat përbëjnë një pjesë jetike të furnizimit me ushqim në botë, vazhdojnë të jenë të bllokuara nga Rusia, njoftoi këtë javë kompania më e madhe bujqësore gjerman “BayWa”, sipas DW.

“Zero drithëra aktualisht po eksportohen nga portet e Ukrainës, asgjë nuk po largohet nga vendi”, tha Jörg-Simon Immerz, kreu i “BayWa”.

Immerz shtoi se aktiviteti i eksportit nga pala ruse është shumë i kufizuar.

Vlerësimi i Immerz u mbështet nga Autoriteti Detar i Panamasë, i cili tha të mërkurën se marina ruse po parandalonte 200-300 anije që të largoheshin nga Deti i Zi, shumica prej tyre ishin të ngarkuara me grurë.

Raporte të tjera sugjerojnë se rreth 100 anije janë bllokuar.

Noriel Arauz, administratori i autoritetit, tha se tre anije me flamur panamez kanë qënë nën sulmin rus që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. Njëra prej anijeve është mbytur dhe dy të tjera janë dëmtuar, ndërsa nuk janë raportuar të plagosur.

Gazeta britanike “The Guardian” raportoi se disa anije të tjera janë goditur që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, duke përfshirë anijet nga Bangladeshi dhe Estonia, ku u vra edhe një person.

Janë ngritur pyetje sesa grurë do të jetë në gjendje të prodhojë Ukraina këtë vit për shkak të konfliktit. Në të njëjtën kohë, Rusia është zotuar se do të hakmerret kundër sanksioneve perëndimore që kanë dëmtuar ekonominë e saj.

Numri i kufizimeve në eksportet e grurit dhe plehrave kimike supozohet se është i lartë në listën e Moskës, te cilat mund të kenë pasoja të mëtejshme për furnizimin me ushqime në botë dhe inflacionin e çmimit të ushqimeve.

Rusia prodhon afro 80 milionë tonë grurë në vit dhe eksporton rreth 30 milionë tonë, ndërsa Ukraina eksporton rreth 20 deri në 25 milionë tonë në vit.

Immerz tha se i gjithë tregu po ndjek më shumë eksportet e Ukrainës sesa ato të Rusisë pasi ato aktualisht konsiderohen të jenë më të rrezikuara.

Disa ditë pas pushtimit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u kërkoi fermerëve që të fillonin sezonin e mbjelljes, aty ku ishte e sigurt për ta bërë këtë.

BayWa, ndërkohë, beson se nuk ka asnjë arsye për t’u frikësuar nga mungesa e grurit pasi në vendet e BE-së korret shumë më tepër grurë sesa konsumohet.

“BE-ja eksporton rreth 30 milion tonë grurë në vit dhe Gjermania është gjithashtu një eksportuese. Por kjo nuk është e vërtetë për të gjitha llojet e drithërave. Ne mbështetemi te importet e misrit”, tha Immerz. //a.i/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like