BERLIN – Makeiev: Avionët luftarakë, të rëndësishëm për të rrëzuar raketat ruse

by admin
Spread the love

BERLIN, 31 janar /ATSH-DPA/- Vetëm disa ditë pas vendimit të Gjermanisë për dërgimin e tankeve në Ukrainë, thirrjet janë shtuar për furnizimin e Kievit edhe me avionë luftarakë.

Ambasadori ukrainas në Gjermani, Oleksii Makeiev theksoi rëndësinë e avionëve luftarakë në luftën e Ukrainës kundër Rusisë.

“Ne nuk i kemi kërkuar ende Gjermanisë avionë luftarakë. Por ato janë të rëndësishme, pasi nevojiten për të rrëzuar raketat ruse”, tha Makeiev për “Deutsche Welle”.

“Rusia vazhdon të lëshojë shumë raketa në qytetet dhe infrastrukturën e Ukrainës, dhe avionët luftarakë janë pjesë e përpjekjeve të Kievit për të mbrojtur hapësirën ajrore”, tha ai.

Ukraina po kërkon avionë luftarakë dhe SHBA-ja nuk e ka përjashtuar ende dorëzimin e tyre. Megjithatë, debati është shumë i nxituar në sytë e kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

“Është e çuditshme që po zhvillohet ky debat”, tha ai gjatë një konference për shtyp në Santiago de Kili, të dielën në mbrëmje, ndërsa ndodhet në një vizitë katërditore në Amerikën e Jugut.

“Tani ishte i nevojshëm një debat serioz dhe jo një konkurs ofertash… në të cilin ndoshta, motivet politike të brendshme luajnë një rol më të madh sesa mbështetja për Ukrainën”, theksoi Scholz. //a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like